Telegrafi

Ten Hag kritikon ashpër gjyqtarët e Ligës Premier për trajtimin që po ia bëjnë yllit të United

Erik Ten Hag ka kritikuar ashpër gjyqtarët e Ligës Premier për trajtimin që po ia bëjnë njërit prej lojtarëve të tij tek Manchester United.

United i është afruar vetëm në pesë pikë top katërshes të dielën, pas fitores me rezultat 2-1 ndaj Lutonit në udhëtim.

Ten Hag nuk ishte i kënaqur me disa vendime të ndryshme të gjyqtarit në duelin që u zhvillua në “Kenilworth Road”.

Ai e kritikoi gjyqtarin David Coote që e vendosi Casemiron në atë pozicion për shkak të kartonit të verdhë të padrejtë.

“Nuk mendoj që është një ndëshkim, është e vështirë që të ndëshkohesh gjithmonë që në ndërhyrjen e parë, kjo po ndodh gjithmonë ndaj Casemiros”, ka thënë Ten Hag.

“Mendoj referimi në përgjithësi, nuk mund të jetë gjatë tërë kohës Casemiro, ndërhyrja e tij e parë dhe ata menjëherë e ndëshkojnë”, është shprehur tekniku holandez.

Casemiro është përjashtuar tri herë për Unitedin që prej se u transferua nga Real Madridi në 2022.

Kështu i bie që braziliani ka marrë më shumë kartona të kuq gjatë këtyre dy viteve me Unitedin, sesa gjatë periudhës shtatëvjeçare me Real Madridin./Telegrafi/