Trajneri i Manchester Unitedit, Erik Ten Hag ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do t’i rikthehet skuadrës pas suspendimit në ndeshjen e fundit.
Ronaldo refuzoi të inkuadrohej në lojë në ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur në Old Trafford, të fituar nga Unitedi me rezultat 2-0.
Gjesti i portugezit bëri që trajneri Ten Hag dhe bordi ta suspendonin sulmuesin me mos ftesë për ndeshjen e javës së fundit ndaj Chelseat, e cila u mbyll me barazim 1-1.
Megjithatë, gjërat si duket janë sqaruar dhe Ronaldo pritet t’i kthehet skuadrës.
Është vet trajneri Ten Hag, i cili ka konfirmuar se portugezi do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e ardhshme.
ℹ️ The boss was asked about @Cristiano's availability during today's press conference 👇#MUFC || #UEL
— Manchester United (@ManUtd) October 26, 2022
Erik ten Hag: “Cristiano Ronaldo është kthyer me skuadrën tonë, po. Nuk është aq e vështirë: ai ishte jashtë për një ndeshje dhe u kthye në skuadër tani”.
Ndryshe, ndeshja e radhës e Unitedit është nesër (e enjte) në Ligën e Evropës kundër Sheriff Tiraspol. /Telegrafi/