Telegrafi

Ten Hag konfirmon largimin e parë nga Man United në afatin kalimtar të janarit

Erik Ten Hag do të ketë shumë punë në afatin kalimtar të janarit dhe tashmë ai ka konfirmuar largimin e parë nga Manchester United.

United thuhet se do të shikojnë mundësinë për t’u përforcuar në pozita të ndryshme pas hapjes së afatit kalimtar.

Kështu që tekniku holandez ka pranuar largimin e Donny Van de Beek i cili nuk arriti të shfaq potencialin e tij të plotë me fanellën e klubit anglez.

Ai u transferua tek United nga Ajaxi për shumën e 35 milionë euro kur në atë kohë në krye të stolit ishte norvegjezi Ole Solskjaer.

Por, De Beek asnjëherë nuk ia doli që të bëhej pjesë bazë e formacionit startues dhe në janar të vitit të kaluar u huazua tek Evertoni, por nuk pati sukses.

Kur në krye të klubit erdhi Ten Hag, shumë persona mendonin se ai do të ishte në gjendje të rikuperonte versionin më të mirë të holandezit pasi dyshja kishin punuar së bashku paraprakisht tek Ajaxi.

Kjo nuk ndodhi asnjëherë pasi Van de Beek u paraqit në vetëm shtatë ndeshje në Ligën Premier sezonin e kaluar pasi pësoi një lëndim të rëndë të gjurit duke humbur tërë sezonin.

Lexo po ashtu Onana mund të ndalohet të luajë për Man Utd nga rregulli i FIFA-s nëse ai refuzon Kupën e Kombeve të Afrikës

Në dy sezonit e fundit, ai ka luajtur vetëm 15 ndeshje në ligë dhe pasi Ten Hag e la atë jashtë listës së grumbullimit për Ligën e Kampionëve, e pranoi se ai duhet të largohet.

Klube si Lorient dhe Real Sociedad ishin të interesuara për shërbimet e tij gjatë afatit kalimtar veror por një lëvizje nuk u bë asnjëherë e mundshme.

Si pasojë e mungesës së minutave, De Beek ka humbur vendin edhe tek Holanda teksa paraqitja e tij e fundit për “Tulipanët” daton në mars të vitit 2021./Telegrafi/