Telegrafi

Ten Hag ka marrë vendim përfundimtar për Sanchon

Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka marrë vendimin e tij përfundimtar për të ardhmen e Jadon Sancho në klub.

Anglezi nuk ka luajtur për United që nga gushti pasi u përfshi në një mosmarrëveshje publike me trajnerin holandez.

Pas humbjes 3-1 ndaj Arsenalit më 6 shtator, Ten Hag pohoi se Sancho nuk u zgjodh në skuadrën e ditës së ndeshjes për shkak të paraqitjeve nën nivel në stërvitje.

Lexo po ashtu Ten Hag flet sërish për Jadon Sancho - situata duket e brishtë

Por, anësori nuk u pajtua me këtë vlerësim, duke lëshuar një deklaratë të gjatë në rrjetet sociale duke pretenduar se ai ishte bërë një cak sulmi nga strategu holandez.

United lëshoi ​​një deklaratë më 14 shtator, duke konfirmuar se Sancho aktualisht po përfundonte një ‘program trajnimi personal’ larg skuadrës së parë.

Lexo po ashtu Juventusi interesohet për transferimin e Jadon Sanchos

Tani, sipas Daily Mirror, Ten Hag i ka bërë të qartë bordit të klubit se Sancho duhet të shitet në janar nëse ai vazhdon të refuzojë t’i kërkojë falje.

Mediumi shton më tej se United është i gatshëm të subvencionojë pagat e tij prej 300,000 eurosh në javë, në mënyrë që të bien dakord për një lëvizje huazimi me një klub tjetër – me Juventus dhe Borussia Dortmund që thuhet se janë të interesuara. /Telegrafi/