Site icon Telegrafi

Ten Hag i jep rast Jadon Sanchos – por duket që lojtari nuk është i interesuar të luajë më nën drejtimin e holandezit

Erik ten Hag thuhet se i ka dhënë një shans të fundit Jadon Sanchos për të shpëtuar karrierën e tij në Manchester United, megjithatë, holandezi këmbëngul se sulmuesi anësor duhet të kërkojë falje. 

Anglezit i është kërkuar nga lojtarët kryesor të Manchester United që t’i kërkojë falje Ten Hag për t’u kthyer në skuadër përndryshe ai do të vihet në shitje në janar.

Por Sancho duket se nuk është i interesuar të luajë nën drejtimin e Ten Hag dhe mund të mirëpresë me kënaqësi largimin.

“Kam thënë gjithçka që duhet të them për këtë situatë”, ka thënë Ten Hag për anësorin përpara ndeshjes me Sheffield United.

Sancho nuk u fut në skuadër në pesë ndeshjet e fundit. Ai u paraqit për herë të fundit për Manchester United në fitoren ndaj Nottingham Forest në gusht. /Telegrafi/

Exit mobile version