Cristani Ronaldo nuk luajti asnjë minutë në derbin që Manchester United u turpëruar nga Manchester City me rezultat 6-3 në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.
Erik ten Hag është pyetur pas ndeshjes se përse nuk e inkuadroi yllin portugez në pjesën të dytë, derisa përgjigja e tij është interesante.
Strategu i Djajve të Kuq ka thënë se ai nuk e bëri një gjë të tillë, pasi kishte respekt për karrierën e tij të madhe (duke mos dashur ta turpërojë edhe atë).
“Nuk e inkuadrova për shkak të respektit për karrierën e tij të madhe”, ka thënë Ten Hag shkurtimisht.
Holandezi bëri të ditur se nga nesër do ketë ndryshime edhe më të mëdha në stërvitjet e United, duke paralajmëruar lojtarët e tij se çfarë i pret.
Kujtojmë se në ndeshjen ndaj Brentfordit, Ten Hag kishte detyruar lojtarët e Unitedit të vrapojnë afro 13 kilometra, distancë kjo e mbuluar nga lojtarët kundërshtarë. /Telegrafi/
https://twitter.com/Ships_dealer/status/1576573581395341316?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1576573581395341316%7Ctwgr%5Ee6227e6ff455e56a63ec8e4f25cf96c25561d569%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.sportbible.com%2Ffootball%2Fcristiano-ronaldo-man-utd-man-city-20221002