Cristiano Ronaldo është përjashtuar nga Manchester United për sfidën e fundjavës ndaj Chelseat.
Deri te ky përjashtim që klubi i bëri portugezit erdhi pasi Ronaldo lëshoi fushën në sfidën ndaj Tottenham Hotspur dy minuta para fundit të saj dhe më parë kishte refuzuar të futej në lojë nga banka rezervë.
Djajtë e Kuq e kanë përjashtuar atë për sfidën ndaj Chelseat, derisa Ronaldo sot ka stërvitur me ekipin U21 si dhe do të paguajë një gjobë bre më shumë se një milionë euro.
Trajneri i gjigantit anglez, Erik Ten Hag ka dalë të flas në konferencë për shtyp para sfidës me Chelsean, derisa nuk kishin se si të mungonin pyetjet për Cristiano Ronaldon.
Ten Hag ka folur duke thënë se gjesti i Ronaldos ishte i përsëritur, pasi ai edhe më parë ishte larguar nga stadiumi.
“Po. Është hera e dytë (kishte ndodhur tashmë në miqësoren kundër Rayo Vallecano) dhe duhet të ketë pasoja”.
“Është e rëndësishme për qëndrimin dhe mentalitetin e grupit. Unë jam përgjegjës, duhet të vendos disa standarde dhe t’i kontrolloj ato”.
“Ajo që themi me Cristianon mbetet me ne, ai mbetet një lojtar i rëndësishëm në skuadër”, u shpreh trajneri holandez. /Telegrafi/