Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 përballë Burnleyt në Old Traford.
Djajtë e Kuq tani rrezikojnë ta humbasin pozitën e gjashtë në tabelë, pozitë që i dërgon në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.
Megjithatë përkundër dështimit ta mposhtin Burnleyn, trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag ka dhënë një deklaratë shumë interesante.
Ten Hag ka thënë se skuadra e tij është një nga skuadrat më dinamike dhe më argëtuese në Ligën Premier.
“Çdo ekip heq dorë nga mundësitë. Por, kur varet nga ne, është e çuditshme. Ne krijuam gjithashtu shumë raste. Ne jemi një nga skuadrat më dinamike dhe argëtuese në ligë në këtë moment”, tha Ten Hag.
“Ne po krijojmë shumë raste duke luajtur futboll të mirë, ishte e panevojshme të humbisnim kontrollin.
“Ne e riparuam këtë në pjesën e parë dhe pjesa e dytë ishte shumë më mirë”, deklaroi trajneri holandez.
Djajtë e Kuq aktualisht janë në pozitën e gjashtë në tabelë me 54 pikë, vetëm një më shumë se Newcastle United dhe shtatë më shumë se Chelsea e vendit të nëntë, por që londinezët kanë dy ndeshje më pak të zhvilluara. /Telegrafi/