Site icon Telegrafi

Ten Hag befason të gjithë duke i dhuruar Sanchos një rol krejtësisht të ri në fushë

Erik Ten Hag po përgatitet që ta nxjerrë versionin më të mirë të Jadon Sanchos duke e aktivizuar atë në një pozicion krejtësisht të ri këtë sezon.

‘Djajtë e Kuq’ janë goditur nga disa lëndime që pësuan gjatë parasezonit këtë verë, pasi Rasmus Hojlund, Leny Yoro dhe Jonny Evans kanë mbetur jashtë fushave.

Man United u mposht me rezultat 3-0 nga Liverpooli në miqësoren e tyre të fundit në Amerikë dhe risi ishte pozicionimi i Sanchos në këtë duel.

Duke marrë parasysh se finalja e Community Shield po afrohet, Ten Hag do të shpresojë në rikthimin e disa prej lojtarëve të tij me përvojë në kohë.

Lexo po ashtu Spektakël para 77 mijë tifozëve, Liverpooli demolon Manchester Unitedin në SHBA

Tekniku holandez u pyet pas përfundimit të ndeshjes mbi atë se si e sheh ai fazën e sulmit ndaj Manchester Cityt, sfidë kjo e cila tashmë është vetëm një javë larg.

“Po, përndryshe nuk do të kishim luajtur me atë aty”, ka thënë Ten Hag kur u pyet nëse Sancho është një opsion si sulmues.

“Kjo është ajo çfarë mund të bëjmë nëse nuk e kemi Rasmus në dispozcion. Por natyrisht, Joshua Zirkzee po vjen, ai ka filluar të stërvitet, por duhet ta konsiderojmë se nuk ka qenë aq gjatë në stërvitje, kështu që do të marr kohë”.

“Ai duhet të adaptohet me futbollin anglez dhe me mënyrën tonë të të luajturit po ashtu. Por natyrisht ne e kemi edhe Jadon si sulmues. Ne e dimë se ai mund të luajë në hapësira të gjera, por gjithashtu edhe si nëntë fals”, përfundoi Ten Hag./Telegrafi/

Exit mobile version