Sipas talkSPORT, ka pakënaqësi në dhomën e zhveshjes së Manchester United për shkak të trajtimit të Jadon Sanchos nga Erik ten Hag.
Disa lojtarë thuhet se nuk pajtohen me vendimin e trajnerit për të dëbuar anësorin, i cili ka ‘refuzuar’ të kërkojë falje.
Ata gjithashtu janë ‘lodhur’ nga kritikat e vazhdueshme të Ten Hagut kur nuk i përmbushin standardet e tij.
Kjo nuk është e gjitha, disa lojtarë mendojnë se holandezi ka të preferuar brenda skuadrës pasi nuk i kritikon aq shumë.
Falë tre humbjeve radhazi, ka dyshime edhe për taktikat dhe qasjen e tij për të bërë zëvendësime.
Këto çështje jashtë fushës nuk janë të mira me një përballje të Ligës Premier kundër Burnleyt. /Telegrafi/