Site icon Telegrafi

Temperatura ideale që duhet ta keni gjatë dimrit në dhomën tuaj të gjumit

Duke qenë se jemi në sezonin e dimrit, priremi të rrisim ngrohjen edhe në shtëpi e sidomos edhe në dhomën e gjumit.

Megjithatë ekspertët sugjerojnë se duhet të jetë një temperaturë optimale kur flini.

Temperatura është më e ulët nga se keni menduar.

Ekspertet pohojnë se temperatura “ideale” për dhomën tuaj të gjumit është rreth 16-18 gradë Celsius.

Ata shpjeguan se kjo ndodh sepse nxehtësia e trupit tuaj arrin kulmin pasdite vonë dhe më pas fillon të bjerë në mbrëmje për të përgatitur trupin tuaj për gjumë, gjë që fillon prodhimin e melatoninës.

Të kesh një dhomë gjumi shumë të nxehtë ose shumë të ftohtë mund të ndikojë seriozisht në cilësinë e gjumit.

Temperaturat mbi 24 gradë Celsius ka gjasa të rezultojnë në shqetësim, ndërsa një dhomë gjumi në 12°C ose më e ulët do ta bëjë të vështirë gjumin. /Telegrafi/

Exit mobile version