Site icon Telegrafi

Televizori tredimensional mund t’ju sëmurë

Sipas New Scientist, televizorët tredimensionalë shkaktojnë probleme fizike te 20 për qind e shikuesve.

Në një eksperiment të zhvilluar nga studiues të Universitetit Eindhoven të Holandës, nga 39 pjesëmarrësit është kërkuar të lexojnë disa shkrime në televizorin tredimensional në një largësi prej 3m. Në 7 persona të grupit u shfaqën përzierje të stomakut, shikim i turbullt dhe probleme të tjera me sytë.

Përfaqësues të The Royal College of Opthalmologists bënë të ditur se kërkohen më shumë studime rreth pasojave afatgjata të televizorëve tredimensional. /Telegrafi/

Exit mobile version