Site icon Telegrafi

Televizioni kinez u mundua të ndërprenë transmetimin kur Xi Jinping kollitej, por ky moment nuk i shpëtoi kritikëve të presidentit kinez

Presidenti kinez Xi Jinping derisa po mbante një fjalimi në Shenzen nuk mund të ndalej duke u kollitur, madje në disa raste e ka ndërprerë fjalën, duke nxitur kështu spekulime se gjendja e tij shëndetësore nuk është edhe aq e mirë.

Lideri komunist dëgjohet duke u kollitur vazhdimisht në 10 minutat e fundit të fjalimit të tij, që e mbajti në afërsi të Hong Kongut, transmeton Telegrafi.

Televizioni publik kishte ndalë transmetimin kur Xi po kollitej, por kur ai mbante dorë para gojës i ka shpëtuar regjisë së këtij televizioni.

Megjithatë kritikët e tij në veçanti ata në Hong Kong kanë arritur të sigurojnë pamjet origjinal, ku vërehet qartë se ka probleme shëndetësore.

Televizionet tajvaneze që janë kundër partisë komuniste i kanë transmetuar këto pamje të kollitjes së vazhdueshme të Xi-së. /Telegrafi/

Exit mobile version