Telegrafi

Televizioni dobëson muskujt

Studimet e reja amerikane kanë treguar se të rinjtë të cilët i kalojnë nga dy orë në ditë ose më shumë duke shikuar televizor, kanë përmbajtje të dobët të muskujve.

Hulumtuesit finlandezë kanë vëzhguar mbi 870 të rinj, djem e vajza, të moshës mesatare, rreth 19 vjeçe. Kanë matur lëvizshmërinë dhe fuqinë e muskujve të tyre dhe i kanë krahasuar me kohën që ata të rinj kalojnë para televizorit.

Rezultatet kanë treguar se ata të cilët kanë kaluar më së shumti kohë në ndërrimin e kanaleve (mbi dy orë në ditë), kanë qenë më të dobët në teste, pavarësisht na aktivitetet e përgjithshme.

Supozohet se problemi do të jetë akoma më i madh tek ata që rrinë nga 4 orë në ditë. /Telegrafi/