Humbja e Argjentinës ndaj Kroacisë (3-0) ka bërë që shumë argjentinas ta përjetojnë rëndë këtë.
Kishte kohë që Argjentina nuk luante futboll bindës, por në Kampionatin Botëror po dalin të jenë një dështim i madh.
Një Lionel Messi i padukshëm dhe lojtarë si Maximiliano Meza dhe Enzo Perez që luajnë në kampionatin vendas, bën që Argjentina të pësojë debakël.
Kjo edhe fal gabimit trashanik të portierit Willy Caballero.
Argjentinasit që jetojnë me futbollin e kanë përjetuar shumë rëndë këtë.
TyC Sports, një TV argjentinas i njohur për sport, ka mbajtur një minutë heshtje.
Gazetarët dhe analistët janë futur në emision në këmbë dhe nuk kanë folur për një minutë.
Kjo është bërë që sipas tyre futbolli argjentinas me ndeshjen e djeshme ka vdekur. /Telegrafi/