Telegrafi

Telegrafi lanson dizajnin e ri të faqes së artikujve

Për të bërë edhe me te lehte leximin e lajmeve në portalin tonë, në kemi dizajnuar faqen e re të artikujve, e cila ne krahasim me versionin e kaluar, dallon thuaj se plotësisht. Përmes këtij dizajni, jemi munduar qe Telegrafit t’i japim një frymë te re ashtu që te jete sa me atraktiv për lexuesit tanë.

Dizajni i ri përmban ndryshim në font, si dhe madhësinë e tyre, gjë e cila e bënë me lehte të lexuar artikullin. Gjithashtu gjerësia e tekstit mundëson lexim edhe me të lehtë të artikullit.

Thuhet se “një foto vlen sa 1000 fjalë.” Nga fotoja me dimensione 210×210 kemi kaluar ne foto me dimension 640×360 kjo do te bëjë që çdo artikulli t’i përshtatet fotoja me kualitet shumë më të lartë.
Gjithashtu, element i rëndësishëm i këtij dizajni është edhe moduli i artikujve më të lexuar, i cili do të paraqitet krahas çdo artikulli në të cilin e lexoni.

Gjatë këtij viti pritet të lansojmë edhe disa ndryshime tjera të cilat kanë të bëjnë me adaptimin e trendëve te fundit te teknologjisë informative.

Ju lutem jepni vlerësimin tuaj në komente për dizajnin e ri të faqes së artikujve. /Telegrafi/