Telegrafi

Telefonata që ndryshoi gjithçka – Ferguson e bindi Ronaldon që të mos e pranojë Manchester Cityn dhe të kthehej në shtëpi

Rikthimi i Cristiano Ronaldos te Manchester United është zyrtarizuar me Juventusin që ka pranuar ofertën për lojtarin, i cili nënshkruan për dy sezone me “Djajtë e Kuq”, duke fituar 25 milionë në vit.

Sipas shtypit anglez, gjithçka është arritur falë intervenimit të Sir Alex Ferguson, trajnerit historik të Manchester United, i cili e kishte marr portugezin si adoleshent, duke e kthyer në njërin prej lojtarëve më të mirë në botë.

Ferguson e telefonoi Cristiano Ronaldon mëngjesin e sotëm, pasi mësoi se sulmuesi ishte afër nënshkrimit me rivalin e qytetit, Manchester City.

Ronaldo ishte kthyer në një legjendë gjatë gjashtë sezoneve që ai ishte aty. Kjo është arsyeja pse ish-trajneri nuk mund të lejonte që CR7 të luante për Cityn dhe e ka bindur lojtarin të kthehej në atë që ishte shtëpia e tij.

Lexo po ashtu 'Agjenti Bruno' - Fernandes kërkon merita për ardhjen e Ronaldos në Man Utd, lojtarët e tjerë i urojnë mirëseardhje

Në këtë mënyrë, Ferguson vazhdon të ndihmojë klubin e dashur të tij.

Marrëdhënia mes të dyve ka qenë shumë e mirë që kur trajneri skocez i vuri sytë tek ai në 2003. Në verën e po atij viti, Cristiano do të vendosej nën urdhrat e Ferguson në Manchester United, pasi pagoi 19 milionë euro te Sporting Lisbona.

Dëshmi e miqësisë së tyre të madhe është edhe vizita që Cristiano Ronaldo i bëri Sir Alex Ferguson në 2018.

Ai përfitoi nga një udhëtim që bëri në Mançester për të vizituar ish-trajnerin e tij, i cili sapo i është nënshtruar një operacioni të vështirë. /Telegrafi/