Një studim i ri i amerikan ka zbuluar se 33 për qind e njerëzve më shumë i pëlqejnë telefonat e tyre celularë dhe pajisjet tjera, sesa seksin.
Në studim janë përfshirë 500 njerëz, ndërsa nga ata është kërkuar që të tregojnë se pa çka mund të jetojnë një javë.
Një e treta e participantëve kanë deklaruar se më lehtë heqin dorë nga seksi se telefonat e tyre të mençur. Ndërsa është interesante se grupi që e ka deklaruar këtë, dominohej nga femrat.
Çdo i pesti participant do të kishte hequr dorë nga telefoni i mençur’ (smartphone), por jo edhe nga kompjuteri. /Telegrafi/