Një problem pak minuta para fillimit të garës ka detyruar pilotin finlandez të Ferrarit, Kimi Raikkonen, të mos marrë pjesë fare në garën e Çmimit të Madh të Malajzisë, që po zhvillohet në pistën e Kuala Lampur.
Makina me numër 7 doli në start, por disa probleme detyruar mekanikët ta fusin atë në bokse, duke u përpjekur që t’i sistemojnë ato.
Për një moment u mendua se Raikkonen do ta niste garën nga bokset, por as kjo gjë nuk ndodhi dhe finlandezi u detyrua të ngrejë “flamurin e bardhë” pa bërë asnjë metër garë, duke mos e nisur fare atë edhe pse dje u rendit i dyti në provat zyrtare.
Një problem i rëndë mekanik, që pason atë të djeshëm të Sebastian Vettel, që e nisi garën nga vendi i fundit.