Nuk mjafton momenti i keq i skuadrës në aspektin e rezultateve, tani Bayern Munichu po përjeton një situatë të pazakontë edhe jashtë fushës.
Të premten e kaluar, sikurse njofton Bild, zyrat e klubit bavarez janë bastisur nga zyrtarë të Zyrës Federale dhe Shtetërore të Policisë Kriminale të Bavarisë.
Arsyeja e bastisjes lidhet me një procedurë të dyshuar të pastrimit të parave të Alisher Usmanov, një oligark rus i cili ka banuar prej kohësh në Tegernsee, Bavari.
Usmanov është shumë i afërt me presidentin rus, Vladimir Putin, por edhe me Uli Hoeness, ish-presidentin e Bayernit.
Emri i tij është i pranishëm në kërkesa të shumta për sanksione nga komuniteti ndërkombëtar pas fillimit të luftës që ka përfshirë Rusinë dhe Ukrainën që nga viti 2022.
Nga viti 2017 deri në vitin e kaluar, Usmanov ishte nën hetim si i dyshuar për pastrimin e disa milionë eurove. Disa muaj më parë, tri nga vilat e tij në liqenin Tegernsee janë kontrolluar nga policia.
Numri 1 i Bayernit jeton gjithashtu në Tegernsee, e njëjta komunë ku ndodhet rezidenca e Usmanov.
“Autoriteti ynë nuk po kryen asnjë hetim kundër Bayernit, drejtorëve apo anëtarëve të klubit”, tha zyra e prokurorit publik të Frankfurtit.
Bayern nuk ka lëshuar ende një deklaratë zyrtare për këtë çështje. /ss/