Telegrafi

Teknikat e pastrimit të dhëmbëve

Metoda sipas Stilmanit konsiston në vendosje të brushës në kënd prej 45° në qafën e dhëmbit 2 mm mbi gingivë, në mënyrë që të bëhet edhe masazhi i gingivës.

Ndërsa autori Bass preferon që fijet e brushës të vendosen edhe në sulkusin gingival dhe në hapësirën interdentale, por pa presion.

Më pastaj bëhen lëvizje të lehta poshtë-lart (për nofullën e poshtme) ose lartë-poshtë (për nofullën e sipërme). Sipërfaqja kafshuese pastrohet në atë mënyrë që brusha vendoset në kënd të drejtë me sipërfaqen e dhëmbëve, kështu që pastrimi i tyre të bëhet me lëvizje prapa-para.

Duhet theksuar se çdo pjesë e vargut të dhëmbëve duhet të pastrohet së paku 10-15 sekonda, ndërsa e gjithë procedura e pastrimit të dhëmbëve të zgjasë 2 deri 3 minuta. /Telegrafi/