Telegrafi

Teknika e Anthony Hopkins që plotëson çdo dëshirë

Aktori legjendar Anthony Hopkins ka një teknikë të veçantë që e ndihmoi të arrinte gjithçka që donte gjatë gjithë jetës së tij

Shumë gjëra në jetë nuk kanë ndodhur, jo sepse nuk kemi mundur ose nuk kemi ditur, por sepse nuk kemi besuar.

Patëm frikë nga dështimi, besuam se nuk kishim njohuri të mjaftueshme, se nuk ishim gati, nuk ishim të aftë… Patëm frikë se nuk do të arrinim sukses dhe nuk mendonim se kishte mundësi për të qenë të suksesshëm. Ne vetëm duhet të besojmë në veten tonë!

Aktorja e famshme spanjolle Penelope Cruz së fundmi ka ndarë fjalë në Instagramin e saj që e frymëzojnë atë të mos heqë dorë kurrë nga dëshirat e saj, transmeton Telegrafi.

Fjala është për një video në të cilën kolegu i saj, aktori i madh, Anthony Hopkins, flet për një teknikë që e ka ndihmuar shumë herë në jetën e tij për të arritur atë që donte.

Hopkins ka shkruar disa nga filmat më me ndikim dhe po aq role në biografinë e tij, por nuk pushon të na befasojë edhe në dekadën e nëntë të jetës së tij.

Lërini fjalët e tij t’ju frymëzojnë:

“Çfarëdo që dëshironi të bëni, së pari duhet të besoni në të. Edhe nëse nuk besoni, shtiruni sikur besoni, veproni sikur besoni. Kjo është e gjithë fuqia, e gjithë forca. Më besoni! Më ka ndihmuar shumë herë në jetën time, do t’ju ndihmojë edhe juve! Kështu që kurrë mos u dorëzo! Besoni, besoni, besoni!”

/Telegrafi/