Telegrafi

Tek gratë, pjelloria rrit rivalitetin

Kjo gjë ndodh kur ato janë pjellore. I shohin të tjerat si një pengesë përballë një mashkulli që duan ta bëjnë për vete. Kjo është vërtetuar nga një studim që është bërë, duke u treguar atyre fotografi të grave të tjera dhe u kanë kërkuar mendim. Asgjë nuk e bëjnë me . vetëdije, por gjykimet e tyre kthehen në "gjykime shtrigash" në ditët kur janë pranë ovulacionit.

Për të treguar këtë konkurrim, një psikologe mori 57 vajza, të cilave u tregoi 35 fotografi modelesh dhe 30 meshkujsh për kontroll. Kur niveli i estrogjenit të vëzhguesve ishte i lartë, siç ndodh në periudhën kur arrin në fazën e ovulacionit, përfshirë ditën e 12 dhe 21 të ciklit, gjykimet e tyre mbi bukurinë e fytyrave të vëzhguara ishin shumë më të ashpra. Ndërsa për fytyrat e meshkujve, nuk u vu re ndonjë tendencë e ngjashme.

Nuk është e qartë se në ç’mënyrë gratë ndihen të ndihmuara duke nxjerrë në pah armët e dashaligëse kundër rivaleve. Mund të jetë që duke nxirë pamjen e të tjerave, pamja e tyre duket më e dëshirueshme, ose kjo mund të jetë një hile për të tërhequr mashkullin drejt bukurisë së tyre dhe duke nxjerrë në pah të metat e rivales. Por është edhe e mundur që pas gjithë këtij meskiniteti femëror, fshihet thjesht një efekt hormonal. /Telegrafi/