Telegrafi

Tejkaloi Kylian Mbappen dhe Thierry Henryn: Ben Seghir, lojtari më i ri që ka shënuar dy herë në debutim në Ligue 1

I lindur në Saint Tropez në vitin 2005, Eliesse Ben Seghir mund të mburret pasi u bë lojtari më i ri (17 vjeç, 10 muaj dhe 12 ditë) që ka shënuar dy gola në debutimin e tij në ligën franceze, Ligue 1.

Ai theu rekordin e vendosur nga Jean Deloffre (18 vjet, 10 muaj dhe 12 ditë) me Lens në 1958.

Numri 44-të i Monacos, i cili kishte bërë tashmë debutimin e tij në Ligën e Evropës kundër Crvena Zvezdas (4-1), bëri debutimin në Ligue 1 kundër Auxerre me stil.

Trajneri Philippe Clement e futi në lojë në vend të Wissam Ben Yedder pas pjesën e parë, kur rezultati ishte 1-1, dhe Ben Seghir shënoi menjëherë në minutën e 58-të për 2-1.

Francezi që mund të përfaqësojë edhe Marokun, ruajti më të mirën e tij për fund.

Në minutën e 85-të, ai shënoi edhe njëherë, kësaj radhe gol edhe më të bukur për 3-2, duke i dhënë tri pikë skuadrës së tij.

Vlen gjithashtu të përmendet se Thierry Henry , edhe pse jo në debutimin e tij, shënoi një dygolësh për Monacon kur ishte më i ri: 17 vjeç e 255 ditë.

Janë edhe tre lojtarë të tjerë që shënuan për Monacon në Ligue 1 kur ishte më i ri se Ben Seghir: Kylian Mbappe (17 vjeç, 2 muaj dhe 1 ditë), Pietro Pellegri (17 vjeç, 5 muaj dhe 11 ditë) dhe Benoit Badiashile (17 vjeç, 9 muaj dhe 26 ditë). /Telegrafi/