Telegrafi

Tebas shton detaje tjera për rifillimin e La Ligas dhe zbulon datën e fillimit të sezonit të ri

Presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka shtuar më shumë detaje në lidhje me rifillimin e kampionatit elitar të futbollin në Spanjë.

Propozime të ndryshme ishin sugjeruar, por tani struktura konkrete e kthimit për të luajtur muajin tjetër po shfaqet.

Gjithçka varet nga situata që vazhdon të përmirësohet në të gjithë vendin.

Lexo po ashtu Rikthimi i La Liga-s: 32 ditë me futboll, kalendari i plotë i takimeve

Duke folur në një thirrje në video konferencë me gazetën Marca, kreu i La Ligas sqaroi se liga do të fillojë më 11 qershor.

Rinisja pritet të fillojë me lojën derbi Real Betis-Sevilla, e cila tani do të luhet pas dyerve të mbyllura.

Tebas shtoi se opsionet për transmetimin e ndeshjeve si kjo u provuan këtë mbrëmje.

Detaji i ri i shtuar sot ka të bëjë me sezonin e ardhshëm, me Tebas duke thënë se sezoni 2020/21 mund të fillojë në 12 shtator, duke supozuar se kjo mund të përfundojë me datën e tyre shpresëdhënëse të fundit të korrikut. /Telegrafi/