Teatri i Mitrovicës “Muharrem Qena” ka njoftuar për oraret e shfaqjes gjatë muajit prill.
Të githa shfaqjet do të jepen në orën 20:00 dhe hyrja do të jetë pa pagesë, shkruan Telegrafi.
Më 03.04.2025 do të luhet shfaqja ‘Kontesha Arduini”, autor i së cilës është Aldo De Benedetti dhe nën regji të Marigoni Bekteshi – Ferati.
E njëjta do të luhet edhe më 22.04.2025.
Më 10.04.2025 do të luhet shfaqja “Menaxheria e Qelqtë”, autor i së cilës është Tennessee Williams dhe nën regji të Ilir Bokshi.
Më 17.04.2025 do të luhet shfaqja “Provinca”, autor i së cilës është Ard Islami dhe nën regji të po të njëjtit, Ard Islami. /Telegrafi/