Teatri “Muharrem Qena” në Mitrovicë ka bashkuar sërish aktorët për një shfaqje të re.
Sot kanë filluar provat për shfaqjen që do të jetë e zhanrit komedi dhe do të quhet “Provinca”, shkruan Telegrafi.
Siç ka njoftuar teatri i qytetit, kjo shfaqje është nën regjinë e Ard Islamit, derisa bëhet e ditur se ka plot humor dhe situata komike të papritura.
“Kjo vepër e re, plot humor dhe situata komike të papritura, premton të sjellë një eksperiencë të paharrueshme për publikun e Qytetit të Mitrovicës”, thuhet në njoftim.
Në këtë shfaqje luajnë aktorët: Fisnik Ademi, Butrint Lumi, Venera Bojaj, Fatmir Haliti dhe Blerina Veseli. /Telegrafi/