Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se është anuluar shfaqja “Club Albania” për shkaqe shëndetësore të njërës prej aktoreve.
Teatri njofton se të gjitha biletat e blera mund të rimbursohen nesër deri të premten në biletarinë e Teatrit Kombëtar të Kosovës nga ora 10:00-13:00 dhe 16:00-20:00.
Ndryshe, shfaqja “Club Albania”, ishte paraparë të shfaqet ditën e mërkurë./Telegrafi/