Teatri i Qytetit të Gjilanit vazhdon të sjellë shfaqje të cilat trajtojnë tema të ndryshme.
Sot me 14 shkurt me fillim nga ora 20:00, do të ngjitet në skenë komedia “Krazy Brother, me interpretimin e aktorit Gent Hazizi.
Nëpërmjet humorit komedia godet problematikat e shoqërisë, veçanërisht dhunës ndaj gruas.
Në njoftimin e teatrit theksohet se komedia “Krazy Brother” është mirëpritur nga artdashësit në mbi 50 shfaqjet e saj,në qytete të ndryshme në Shqipëri.
Për të gjithë të apasionuarit pas teatrit dhe komedisë, “Krazy brother” premton një mbrëmje të mbushur me humor, reflektim dhe një interpretim të jashtëzakonshëm skenik. /Telegrafi/