Teatri i Qytetit të Gjilanit sjell sot për artdashësit shfaqjen e njohur “Togeri nga Inishmori”, një dramë e mbushur me absurditet dhe ironi.
Me fillim nga ora 20:00, publiku do të ndjekë një histori që zhvillohet në një ishull të izoluar, ku dhuna, dashuria dhe humori i zi përzihen në mënyrë të papritur.
Kjo vepër e dramaturgut Martin McDonagh vjen nën regjinë e Shkëlzen Berishës, ndërsa në role interpretojnë: Ernest Zymberi, Kushtrim Qerimi, Ali Demi, Djellza Dema, Valon Nuhiu, Artan Selimi, Florent Salihu dhe Qëndrim Kqiku.
Teatri bën të ditur se shfaqja është e përshtatshme për audiencën 16+, përmban krisma armësh dhe nuk rekomandohet për fëmijë apo gra shtatzëna. /Telegrafi/