Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren ka publikuar programin e shfaqjeve për muajin shkurt.
Në këtë itinerar krahas shfaqjeve të realizuara nga teatri i qytetit, figurojnë edhe dramat e teatrove mysafire, sikurse edhe një për fëmijë.
Programi i muajit parashihet të hapet me 12 shkurt me reprizën e shfaqjes “Krejona” nga autori dhe regjisori Kaltërim Balaj. Kjo shfaqje është në program edhe me 13 shkurt.
Ndërkaq më 20 shkurt në program është premiera e shfaqjes teatrale me vallëzim “Brendësia e kostumit” nga Dans Pri Fest dhe autori Gëzim Sertollaj.
Në vijim të programit të muajit shkurt ka edhe shfaqje të teatrove mysafire, shfaqje për fëmijë e Stand Up komedi.
Programi i këtij muaji mbyllet me 28 shkurt me shfaqjen “Deni dhe deti i thellë i kaltër”, me regji nga Ana Bateva.
Sipas njoftimit, shfaqjet për të rriturit fillojnë në ora 20:00, derisa ato për fëmijë prej orës 12:00. /Telegrafi/