Teatri “Bekim Fehmiu” në Prizren ka publikuar programin e shfaqjeve për muajin mars.
Gjatë këtij muaji, krahas shfaqjeve të realizuara nga teatri i qytetit, në program figurojnë edhe dramat e teatrove mysafire, derisa edhe vet Teatri “Bekim Fehmiu” do të jetë mysafir në Gjilan, raporton Telegrafi.
Programi i muajit parashihet të hapet me datën 4 mars 2025, me reprizën e shfaqjes “Ping Pong dhe Dashuri”, nga autori dhe regjisori Butrint Pasha.
“Muaji mars sjell emocione të reja në skenën tonë, ku çdo shfaqje është më unike se tjetra. Ju presim në teatër!”, thuhet në njoftimin e Teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren, raporton Telegrafi.
Të gjitha shfaqjet, sipas njoftimit, fillojnë prej orës 20:00. /Telegrafi/