Site icon Telegrafi

“Teatër absurdi” në Parlamentin e Serbisë, Kamberi: Pozitë e opozitë akuzojnë njëra-tjetrën për bashkëpunim me Kurtin

Deputeti shqiptar nga Lugina e Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka quajtur teatër absurdi seancën e Parlamentit të Serbisë, pasi sipas tij, opozita atje nuk ka lejuar vazhdimin dhe nuk është arritur të zgjidhet kreu i parlamentit.

Kamberi në një postim në Facebook shkruan se gjithë tollovia u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë-opozitë se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”.

Lexoni të plotë postimin:

Nën fishkëllimat e opozitës dështon përfundimi i seancës konstituive në Serbi.

Përveç verifikimit të mandateve nuk është arritur që të zgjidhet kreu i parlamentit, sepse opozita me protestat përmes fishkëllimave nuk ka lejuar vazhdimin e seancës. Nuk dihet kur do të jetë vazhdimi.

Gjithë kjo tollovi u karakterizua me akuzat e ndërsjella pozitë- opozitë se kush është “bashkëpunëtorë i Kurtit”.

Sidoqoftë, bashkë me Ahmedinin dhe Selmën nga SDA do të vazhdojmë angazhimin tonë në një mjedis politik parlamentarë të kontaminuar. /Telegrafi/

Exit mobile version