Zhvilluesi i lojërave Riot Games ka rinovuar partneritetin e tij me kompaninë e prodhimit të mediave dhe argëtimit Wisdom Gaming për të organizuar seritë konkurruese Monsters Attack në video-lojën Teamfight Tactics.
Ngjarja pritet të zhvillohet nga janari deri në maj 2023, me lojtarët më të mirë nga rajoni që do të avancojnë në kampionatin botëror – Monsters Attack.
Për pjesëmarrësit do të ndahen çmime në vlerë jo të vogël, tek seria NA Monsters do të ndahen 100.000 dollarë, ndërsa në finalet rajonale 35.000 dollarë.
Kjo ngjarje shënon sezonin e gjashtë të Wisdom Gaming si prodhimi zyrtar i transmetimit dhe organizatori i turneut për qarkun konkurrues të Amerikës së Veriut.
Turneu Monsters Attack do të përfundojë në maj 2023, me finalet që do të zhvillohen tre ditë radhazi, Riot dhe Wisdom nuk kanë njoftuar ende se sa lojtarë nga Amerika e Veriut do të kualifikohen në kampionatin botëror. /Telegrafi/