Spirit ka befasuar ekipin FURIA, duke e mposhtur në dy mapa, për të siguruar një vend në gjysmëfinale të PGL Antwerp Major.
Ndeshja e zhvilluar në formatin ‘Bo3’ gjatë gjithë kohës ishte në kontroll nga ekipi Spirit, ku të gjithë lojtarët treguan lojë fantastike, për ta eliminuar ekipin FURIA.
Në mapin e parë ‘Vertigo’ rezultati ishte më i ngushtë, ku në fund Spirit arriti ta mbyll me rezultat 16:12, ndërsa në mapin e dytë ‘Ancient’, Spirit dominoi plotësisht duke fituar 16:8, dhe duke e përmbyllur ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 2:0 me mapa, dhe duke siguruar vendin në gjysmëfinale të PGL Antwerp Major.
Lojtari më i vlefshëm gjatë kësaj ndeshje ishte 19 vjeçari, Pavel ‘s1ren’ Ogloblin, me 45 eliminime dhe 32 herë i eliminuar, me vlerësimin nga HLTV 1.32.
Ndeshjen e gjysmëfinales, Spirit do ta zhvillojë ditën e shtunë, kundër ekipit numër një të botës FaZe.
Formacioni i ekipit Team Spirit:
Pavel ‘s1ren‘ Ogloblin
Abdul ‘degster‘ Gasanov
Leonid ‘chopper‘ Vishnyakov
Boris ‘magixx‘ Vorobiev
Robert ‘Patsi‘ Isyanov
/Telegrafi/