Presidenti i FIGC, Carlo Tavecchio, ka thënë se do të mundohen ta zvogëlojnë numrin e skuadrave në tri ligat e para.
Serie A mendohet të bëhet me 18 klube, ndërsa edhe Serie B dhe Lega Pro, do të pësojnë zvogëlim të skuadrave.
“Në fillim të vitit të ardhshëm ne do të mbajmë një tryezë të rrumbullakët dhe shpresoj se mund të arrijmë një zgjidhje të arsyeshme”.
“Është e pashmangshme që ligat profesionale të reduktohen, unë jam duke iu referuar Series A, Series B dhe mbi të gjitha Serie C [Lega Pro]”.
“Ne mund ta ulim numrin nga 102 ekipe në 70, dhe nuk është një problem që ka të bëjë vetëm me Italinë, por edhe me pjesën tjetër të Evropës”.
Serie A në një kohë ka qenë me 16 skuadra, pastaj edhe me 18, ndërsa në atë kohë konsiderohej si kampionati më i mirë.
Tavecchio ka thënë kjo nuk bëhet pa vullnetin e klubeve, por që kualiteti do të rritej ndjeshëm. /Telegrafi/