Site icon Telegrafi

A do të zëvendësojë transplantimi i dhëmbëve implantet dentare?

Ass.Dr.Sci. Visar Disha

Ass.Dr.Sci. Visar Disha
Specialist i Protetikes Stomatologjike
Specialist i Ortodoncisë dhe Ortopedisë së Nofullave
tel. +38344559287

Kur një nxjerrje e dhëmbit është e nevojshme, është e mundur të zgjidhni një dhëmbë tjetër në gojën tuaj dhe ta transplantoni atë në vendin e nxjerrjes së mëparshme.

Me autotransplantim të dhëmbëve është e mundur të ruhen dhëmbët natyral, të shmangët ose të shtyhet vendosja e implantit dentar.

Çfarë është transplantimi i dhëmbëve?

Transplantimi i dhëmbëve është një procedurë ku një kirurg oral merr një dhëmb nga një pjesë e gojës tuaj dhe e vendos atë në një pjesë tjetër të gojës tuaj (zakonisht aty ku ju ka humbur një dhëmbë).

Më shpesh, dhëmbi dhurues është një molar i tretë i cili më së shpeshti përdoret për të zëvendësuar molarin e parë, i cili mund të ketë humbur për shkak të prishjes, traumës ose sëmundjes së mishit të dhëmbëve.

Benefitet e transplantimit të dhëmbëve

Procedura është shumë e suksesshme, me shkallë suksesi fillestar mbi 90%, dhe ndonjëherë deri në 99% në disa studime klinike.

Nuk ka rrezik të refuzimit të dhëmbit, sepse ai i përket marrësit.

Kjo procedurë funksionon mirë për adoleshentët dhe të rinjtë që mund të mos jenë kandidatë për implante dentare sepse nofullat e tyre nuk kanë mbaruar së rrituri.

Dhëmbi i transplantuar ka edhe përfitimet e tjera që kanë dhëmbët natyralë mbi implantet dentare.

Dhëmbi ka inervim, i cili e lejon atë t’i përgjigjet presionit gjatë përtypjes në mënyrë që të mos kafshoni shumë fort. Dhe fleksibiliteti i dhëmbit natyral e lejon atë të deformohet nën presion, gjë që e ndihmon atë të shmangë copëtimin dhe plasaritjen.

Mesazhi im

Transplantimi i dhëmbëve mund të konsiderohet një opsion i arsyeshëm për zëvendësimin e dhëmbëve që mungojnë kur është i disponueshëm një dhëmb dhurues. /Telegrafi/

Exit mobile version