Më shumë se 10% e të anketuarve, më me zemër do të hiqnin dorë nga vetura e tyre, (shumica prej tyre kinez) se sa të shkëputen nga lidhja me internetin.
Ndërsa që disa prej tyre (7%) thonë se interneti është më i rëndësishëm se higjiena e tyre personale (numri më i madh i këtyre respondentëve është francez).
Çdo i shtati person i anketuar do të "mbijetonte" pa kafe, vetëm që të mund të shfletojë internetin, ndërsa për të njëjtin qëllim 43% e tyre do të hiqnin dorë nga ushtrimet fizike.
Sipas këtij studimi, deri në vitin 2016, shtetet e G20 do të kenë më shumë se 3 miliardë përdorues të internetit, ndërsa tani kanë rreth 1.9 miliardë. / Telegrafi /