Tokio raportoi një rekord prej 949 rastesh të reja me COVID-19 të shtunën ndërsa rastet vazhdojnë të rriten në të gjithë vendin, një ditë pasi u njoftua se një variant i ri i virusit që fajësohej për një rritje të rasteve në Britani të Madhe ishte zbuluar në Japoni.
Mediat lokale të shtunën kanë raportuar se dy individë ishin infektuar me variantin e ri të virusit në Tokio, rastet e para jashtë mjediseve të karantinës në aeroporte, përcjell Telegrafi.
Sipas autoriteteve, një nga individët është një pilot i cili kohët e fundit ka kaluar kohë në Britani të Madhe.
Midis totalit ditor në Tokio, 113 raste përfshinin njerëz të moshës 65 vjeç ose më të vjetër ndërsa numri i pacientëve të sëmurë rëndë, bazuar në standardet e qytetit, arriti në 81 – e njëjtë me një ditë më parë, sipas Qeverisë Metropolitane të Tokios.
Njerëzit në të 20-at e tyre përbënin grupin më të madh, me 277 raste, të ndjekur nga 202 persona në të 30-at e tyre dhe 134 persona në të 50-at. Numri kumulativ i infeksioneve në kryeqytet ishte 55,851.
Ngritja e rasteve të reja në kryeqytet vjen pasi 9,502 teste me coronavirus u administruan të mërkurën. Zakonisht duhen rreth tre ditë që testet të japin rezultate.
Të premten, Japonia konfirmoi një rekord prej 3,832 rastesh të reja me coronavirus, ditën e tretë radhazi mbi 3,000.
Vendi gjithashtu pa rastet e tij të para të një forme të re të COVID-19 në pesë persona që hynë në vend nga Britania e Madhe, tha ministri i shëndetësisë Norihisa Tamura të njëjtën ditë. /Telegrafi/