Dy persona janë vrarë në një protestë në kryeqytetin libanez, Bejrut, që nisi kundër gjykatësit që po heton shpërthimin që ndodhi vitin e kaluar në port.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, disa të tjerë u plagosën pranë Pallatit të Drejtësisë pasi mbështetësit e lëvizjeve të Hezbollahut dhe Amal kërkuan zëvendësimin e gjykatësit Tarek Bitar.
Nuk është e qartë se kush ka hapur zjarr dhe pse.
?? Lebanon: Snipers shoot at protesters in Tayyouneh area heading to rally near the Palace of Justice in Beirut. Casualties feared during the shooting in Tayyouneh, ambulances head to the area pic.twitter.com/rDbyULYinN
— INTELSky (@Intel_Sky) October 14, 2021
Tension i madh po përcjell hetimin për shpërthimin e portit, derisa Hezbollahu akuzon gjykatësin për përzgjedhjen e padrejtë të ish-ministrave aleatë të qeverisë.
Të shtënat me armë u dëgjuan afër lagjes Tayoune, duke shpërndarë kështu protestuesit, raporton Al Jazeera.
Unidentified gunmen shooting at a demonstration in #Beirut pic.twitter.com/nR0SCLswY4
— Anoncandanga (@anon_candanga) October 14, 2021
Ushtria libaneze ndërhyri, duke arrestuar një nga sulmuesit. Identitetet e tyre nuk janë bërë ende të ditura. /Telegrafi/
During a shooting in the center of #Beirut, an unknown person fired a shot from an RPG. pic.twitter.com/LyYwGd3lD5
— www.anoncandanga.com?? (@anon_candanga) October 14, 2021