Një roje sigurie është vrarë pasi persona të armatosur hapën zjarr ndaj ushtarëve dhe rojeve të sigurisë në një qendër votimi në Pakistan, në fillim të zgjedhjeve të përgjithshme në vend, raporton Sky News.
Ai u vra në mëngjes në zonën Tank të rajonit Khyber Pakhtunkhwa në veriperëndim të Pakistanit, kanë bërë të ditur zyrtarët e policisë lokale, transmeton Telegrafi.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në një qendër votimi në qytetin e Kot Azamit dhe gjithçka po ndodh në atmosferën e tensionuar të zgjedhjeve, e karakterizuar nga dhuna dhe akuza për mashtrime.
Të paktën 30 persona mbetën të vrarë në sulmin e djeshëm me bombë, një ditë para zgjedhjeve.
Dhjetëra mijëra roje sigurie, forca policore dhe ushtarake janë vendosur në qendrat e votimit për të garantuar sigurinë. /Telegrafi/