Studimi i hulumtuesve nga Universiteti Griffith në Queensland ka treguar se femrat joshen seksualisht nga meshkujt që fizikisht duken të fortë.
Pas ekzaminimit të 150 femrave, hulumtuesit kanë mundur të konstatojnë se sa ‘seksi’ është një mashkull duke u bazuar në tri gjëra: sa duket i fortë fizikisht, sa është i gjatë dhe sa i hollë është, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit u kanë shfaqur femrave fotografi të meshkujve, pas së cilave femrat e kanë bazuar joshjen në forcë fizike.
Pavarësisht se disa femra i kanë preferuar meshkujt me “fytyrë femërore”, thuajse të gjitha u kanë jap përparësi meshkujve të cilët konsiderohen fizikisht të fortë, dhe kështu meshkujt që duken më të fortit klasifikohen si më joshësit.
Veç kësaj, 80 për qind e joshjes fizike kishte qenë gjatësia. Autorët e studimit kanë konstatuar se femrat i zgjedhin meshkujt duke u bazuar në shenjat e aftësive të tij për të ‘luftuar’.
Në anën tjetër, studimi nga ‘Match.com’ ka treguar se femrat joshen nga meshkujt e shkurtër dhe tullacë.
Prandaj, kombinimi ideal për t’i joshur femrat është të jeni të shkurtë, tullacë dhe muskulorë! /Telegrafi/