Telegrafi

“Të shfrytëzojmë rastet tona dhe kemi një shans në derbi” – Rashford deklarohet para sfidës ndaj Man Cityt

Marcus Rashford beson se nëse Manchester United mund t’i shfrytëzojë shanset e tyre kundër rivalëve Manchester City në ndeshjen e nesërme(e diel) , ata kanë të gjitha mundësitë për të marrë një fitore të madhe.

Skuadra e Erik ten Hag ka pasur një fillim të vështirë të sezonit, por tani ka fituar tre ndeshje radhazi për herë të parë në sezonin 2023/24.

Rashford shpreson se fitorja ndaj Man City këtë fundjavë mund të jetë thelbësore, ashtu si fitorja e ndaj Liverpoolit në “Old Trafford” sezonin e kaluar.

“Ndonjëherë është ashtu siç është futbolli. Unë nuk mendoj se kemi luajtur në maksimumin tonë, por sapo kemi fituar tre ndeshje. Më kujtohet sezoni i kaluar, para se të luanim me Liverpoolin në shtëpi në fillim të sezonit, nuk ishim në më të mirën tonë paraprakisht, por ne u përgjigjëm më një ndeshje të madhe”.

“Ne do të kërkojmë të bëjmë përsëri atë lloj paraqitjeje. Nëse mund ta arrijmë atë dhe të fitojmë, atëherë do të jemi të lumtur”, ka thënë fillimisht Rashford.

Tutje, ai tha se rrethanat mes asaj ndeshje që e luajtën ndaj Liverpoolit dhe tani që do të përballen me Manchester Cityn, janë të ngjajshme.

“Unë mund t’i shoh ngjashmëritë [me ndeshjen ndaj Liverpoolit]. Ne kemi guximin dhe vullnetin për të luftuar në çdo ndeshje që luajmë dhe ne duhet të marrim pikët. Ne duhet të ngjitemi në tabelën e Ligës Premier, nuk ka kohë për të pritur”, u shpreh anglezi.

Rashford ka luftuar disi për të rikthyer formën që pamë gjatë sezonit 2022/23, pasi ai ndihmoi “Djajtë e Kuq” për t’u pozicionuar në vendin e tretë në tabelë , si dhe në triumfin në “Carabao Cup”.

Pasi ka shënuar vetëm një herë deri më tani këtë sezon, tifozët e Manchester United shpresojnë se anglezi mund të nis një seri pozitive duke filluar që nga City këtë fundjavë./Telegrafi/