Site icon Telegrafi

Të rrahur e të arrestuar – dalin detaje të reja nga trazirat shkaktuara mes policisë holandeze dhe kampit të Legias

Policia e Holandës ka arrestuar dy persona pas ndeshjes mes AZ Alkmar dhe Legias pa zbuluar detaje, por mediat polake raportojnë se janë ndaluar lojtarët Josue dhe Radovan Pankov. Mediat polake shkruajnë gjithashtu se në turmë pas ndeshjes, policia ka rrahur edhe presidentin e klubit, Dariusz Mioduski.

Policia njoftoi se dy të arrestuarit dyshohen për sulm, njoftoi agjencia holandeze Algemeen Nederlands Persbureau (APN). Mirëpo, organet e rendit nuk ka mundur të thotë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Imazhet që qarkullojnë në mediat sociale dyshohet se tregojnë përleshje midis rojeve të sigurisë dhe policisë me përfaqësuesit e Legias pranë autobusit.

Mediat polake shkruajnë më tej se ka pasur një shtyrje dhe një përleshje me sigurimin, i cili nuk ka dashur ta linte skuadrën të dilte nga stadiumi. Dyshohet se tifozët e skuadrës polake në atë moment kanë nisur të largohen nga sektori i tyre, ndaj sigurimi e ka cilësuar situatën të rrezikshme.

Lexo po ashtu Kaos i paprecedentë në Holandë: Arrestohen lojtarë dhe president i Legias

Situata u përshkallëzua dhe në turmë mbetën të lënduar edhe presidenti i klubit polak, Dariusz Mioduski dhe një nga trajnerët, të cilët u goditën në fytyrë dhe shpinë. Gjithashtu në rrjetet sociale u shfaqën informacione se njëri nga rojet e sigurisë është rrëzuar në dysheme dhe ka pësuar tronditje dhe ka thyer krahun.

Në një moment, policia dyshohet se kërcënoi se do të hynte me forcë në autobus nëse Pankov nuk zbriste. Rreth një orë pas fillimit të trazirave, policët e morën serbin dhe kapitenin e ekipit Josue.

Mediat polake raportojnë se policia nuk ka dashur të informojë përfaqësuesit e Legias se ku janë marrë lojtarët. Në fund, klubi përcaktoi përmes kanaleve të tij se ata ishin afër Amsterdamit. Zyrtarët refuzuan të japin informacion për fatin e lojtarëve, duke thënë se kishin frikë se tifozët do të përpiqeshin t’i shpëtonin.

Në klubin polak janë tërbuar me sjelljen e sigurimit dhe policisë dhe një nga drejtuesit e klubit Jarek Jankowski e cilësoi gjithçka si “skandal absolut”. “Sigurimi dhe policia kanë shkelur integritetin fizik të disa lojtarëve dhe anëtarëve të stafit. Një situatë e paprecedentë”, shkruan Jankowski në platformat sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version