Telegrafi

Te Roma janë të acaruar me veprimet e Zaniolos

Drejtori i Romës, Tiago Pinto, ka sulmuar Nicolo Zaniolo rreth veprimeve të tij të fundit për të zgjidhur të ardhmen.

Sulmuesi po shtyn të largohet nga Roma mes interesimit nga Tottenham dhe Brighton.

Para fitores ndaj Spezias, Pinto deklaroi se ka lojtar që e zgjidhin më herët të ardhmen, dhe ka prej atyre që mendojnë vetëm në baza individuale.

Lexo po ashtu Agjenti i Zaniolos udhëton drejt Londrës, sulmuesi pritet të transferohet në Ligën Premier

“Të gjithë ne në futboll e dimë se ka dy sezone të ndryshme, njëra ku tregu i transferimeve është i mbyllur dhe ne të gjithë mund të pushojmë pak më shumë, tjetri kur afati i transferimeve është i hapur dhe dikush përpiqet të vendosë interesat individuale përballë atyre të kolektivit”, ka deklaruar ai.

“Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Sot të gjithë ata që janë këtu kanë dëshirën dhe motivimin për të luftuar për Romën dhe për të sjellë tri pikët në shtëpi”.

“Mund të kem bërë shumë gabime, por nga dita ime e parë në Romë deri në të fundit, nevojat dhe interesat kolektive të romakëve do të jenë gjithmonë të parat”, ka vazhduar Pinto. /Telegrafi/