Telegrafi

Të rinjtë nuk munden pa internet!

Shkencëtarët nga Universiteti i Marylandit kanë analizuar 200 studentë, nga të cilët kanë kërkuar që së paku brenda një dite të heqin dorë nga telefoni celular dhe nga interneti.

Pas 24 orësh, studentët kanë shfaqur shenja të krizës së abstenimit, zemërim dhe ankth, ashtu që nuk kanë mundur të funksionojnë normalisht.

Autorët e studimit kanë thënë se shumica e studentëve kishin shkruar se sa keq ishin ndier pa kontaktet në rrejtet shoqërore apo telefon, ndërsa këtë e kanë krahasuar sikur të kishin mbetur pa shoqëri apo pa familje. /Telegrafi/