Telegrafi

Të rinjtë fillojnë aktin seksual pa mbrojtje

Më shumë se një e treta e të rinjve (36%) fillojnë marrëdhëniet seksuale pa u mbrojtur, gjë që mund të sjellë deri te sëmundjet seksualisht të transmetueshme ose shtatzënia e paplanifikuar.

Në bazë të një anketimi, më shumë se 35% e të rinjve as nuk diskutojnë me partnerin në lidhje me përdorimin e mjeteve mbrojtëse para aktit seksual, ndërsa një shifër e ngjashme mendon për metodat e mbrojtjes gjatë marrëdhënies seksuale, kurse vetëm 19% drejtpërsëdrejti reagojnë duke u mbrojtur para se të fillojnë marrëdhëniet seksuale.