Telegrafi

Të rinjtë e klubit të karatesë Prishtina vazhdojnë shkëlqimin

Me 24 mars në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve u mbajt kampionati i Kosovës për grupmosha 7 – 14 vjeç.

Federata e Karatesë e Kosovës kishte krijuar një ambient të bukur për të garuar 280 karateistë nga klubet e Kosovës.

Me një konkurrencë gjithnjë më të fortë, garuesit e KK PRISHTINA fituan dy tituj nën-kampioni dhe një vend të tretë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth klubit të karatesë Prishtina

Riga Dresha zuri vendin e dytë në kategorinë deri në 8 vjeç, ndërsa vendin e dytë e zuri edhe Jon Meholli në kategorinë deri në 10 vjeç.

Tek kategoria deri në 11 vjeç ishte Jora Krasniqi, e cila zuri vendin e tretë.

Riga Dresha dhe Jon Meholli shkëlqyen me performancat e tyre, kurse në finale pësuan humbje me rezultat të ngushtë. /Telegrafi/