Me 24 mars në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve u mbajt kampionati i Kosovës për grupmosha 7 – 14 vjeç.
Federata e Karatesë e Kosovës kishte krijuar një ambient të bukur për të garuar 280 karateistë nga klubet e Kosovës.
Me një konkurrencë gjithnjë më të fortë, garuesit e KK PRISHTINA fituan dy tituj nën-kampioni dhe një vend të tretë.
Riga Dresha zuri vendin e dytë në kategorinë deri në 8 vjeç, ndërsa vendin e dytë e zuri edhe Jon Meholli në kategorinë deri në 10 vjeç.
Tek kategoria deri në 11 vjeç ishte Jora Krasniqi, e cila zuri vendin e tretë.
Riga Dresha dhe Jon Meholli shkëlqyen me performancat e tyre, kurse në finale pësuan humbje me rezultat të ngushtë. /Telegrafi/