Telegrafi

Të rinjët, lobojnë për Kosovën përmes diplomacisë digjitale

Në ceremoninë përmbyllëse të shkollës folën përfaqësues nga Friedrich Ebert Stiftung, KOlegji Universum, Ministria e Punëve të Jashtme dhe IPKO Foundation, të cilët cmuan lartë punën e pjësëmarrëve në këtë shkollë si dhe dëgjuan prezantimet e 5 projekteve të suksesshme të dalura nga kjo shkollë. Në fund, për më të mirët u dhanë shpërblime dhe mirënjohje.

Kjo shkollë ndërtohet në përvojën e shkëlqyër të Kolegjit Universum me ofrimin e programeve të Digital Marketing Institute, ku studentëve Kosovar Ju mundësohet certifikim nga trupi numër 1 në botë për marketingun digjital.

UNIVERSUM vazhdon të përkrahë fuqishëm ndertimin e një shoqërie të edukuar dhe inovative!